Hykmete Bajrami, ka disa fjalë për delegacionin e Brukselit, është faji juaj nëse...

Aktuale

Hykmete Bajrami, ka disa fjalë për delegacionin e Brukselit, është faji juaj nëse...

Nga: N. Sh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:21
Delegacioni i Kosovës në Bruksel

Anëtarja e LDK-së dhe ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami thotë se, po presim sot që izolimit t’i vije fundi dhe të lëvizim pa viza.

Sipas Bajramit, këta që sot ishin në Bruksel, janë ata që liberalizimin e shtynë deri më tani, duke e shndërrua Demarkacionin në kauzë të rrejshme politike.

Ajo thotë se, nuk duhet me harruar edhe dëmet që ka shkaktuar kjo qeveri.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Te nderuar qytetare,

Sot te gjithe presim qe izolimit t’i vije fundi, do te levizim pa viza, kjo e drejte e munguar per ju pa fajin e juaj. Sot, ata te cilet ngarendin per te marre poena politik, jane te njejtit qe liberalizimin e shtyen deri me tani, duke e shendrru Demarkacionin ne kauze te rrejshme “politike” vetem sa per te ardhe ne pushtet.

Sot raporti nese eshte pozitiv, eshte se ju e meritoni, sepse LDK duke qene parti shtetformuaese dhe institucionaliste sjellet racionalisht edhe duke qene ne opozite, sepse interesi qyetetar vjen para cdo interesi tjeter politik.

Raporti nuk eshte pozitiv se kjo Qeveri e ka luftu korrupsionin por sepse qytetaret e meritojne te levizin lirshem.

Te nderuar qytetare,

Mos harroni, edhe pas kesaj dite do te vazdojne te na qeverisin ata qe i dhane 53 milion Bechtel Enkas,

ata qe i dyfishuan pagat vetes,

ata qe emruan 75 zavendesministra,

ata qe ende po gjejne “veteran” dhe po i fusin ne liste,

ata qe po ndajne para per pushimet e “veteranve” e qe po i ofedojne veteranet e vertete te luftes,

ata qe e mbushen administraten me familjar e militante te padijshem,

ata qe po paguajne rrymen per serbet e Veriut,

ata te cilet nuk po respketojne as ligje dhe as Kushtetute.

Ata te cilet po si ndalem se bashku do e zhbejne shtetin, e ne nuk kemi shtet tjeter, pas vizitave ne Evrope do te kthehemi ketu sepse ky eshte vendi yne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat