Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave

Aktuale

Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:20
Të rinjtë e PDK-së

Rinia Demokratike e Kosovës, me një aksion simbolik, ka kërkuar që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejt.

Në ditën kur Komisioni Evropian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qindra të rinj të PDK-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Evropës.

Aksioni simbolik u zhvillua te NEWBORN, ku shkronjës E, që simbolizonte në këtë rast Evropën, iu hoq zingjiri, me të cilin ishte rrethuar, nga të rinjtë e PDK-së për të kërkuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që ekziston ndaj tyre.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Evropë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, deklaroi kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

“Liria e lëvizjes nuk është politikë, por është e drejtë qytetare dhe besojmë se BE do ta ofrojë këtë shumë shpejt edhe për ne”, shtoi më tutje ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat