Limaj nga Brukseli: Kosovës sot do t’i shkoj një lajm shumë i mirë

Aktuale

Limaj nga Brukseli: Kosovës sot do t’i shkoj një lajm shumë i mirë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:24
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për takimin e sotëm të zhvilluar mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.

Në një intervistë për median, Limaj ka theksuar se sot do të jetë një ditë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, Kosova do të marr një lajm shumë të mirë nga Brukseli sa i përket liberalizimit të vizave.

Më poshtë pjesë nga intervista e Limajt:

Kosovës sot do ti shkoj një lajm shumë i mirë nga Brukseli, e që është një nga lajmet më të mëdha.

E rëndësishme është që Komisioni Evropian të pranoj që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna për të fituar liberalizim të vizave.

Sot do të publikohet raporti për përmbushjen e kritereve të vëna nga BE sa i përket liberalizimit dhe do të jetë pozitiv.

Qytetarët e Kosovës moti nuk kanë marr lajme të mira dhe pozitië, ata e meritojnë një lajm të jashtëzakonshëm.

Ka disa hallka, por adresa tani është në shtete veç e veç  se kush do të votoj pro.

Kosova sot njihet nga Komisioni Evropian si vend që i ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar liberalizimin e vizave.

Do të jetë një rrugë shumë më e lehtë tani, por e rëndësishme është që ne si shtet i kemi përmbushur kriteret tona, dhe tani nuk është puna te Kosova sepse ne i kemi përmbushur obligimet tona, por te votimi në komision evropian nga shtetet. Tani dy milionë qytetarët e Ballkanit do të mund të lëvizin lirshëm.

Ne sot kemi shprehur vullnetin e Kosovës për të përmbyllur sa më parë dialogun me Serbinë, e jo të kemi dialog pa kufi.

Ne i thamë miqve tanë në Bruksel që spektri politik në Kosovë pozitë e opozitë janë për një dialog që do të ketë përfundim njohjen e Kosovës.

Kemi kohë të mjaftueshme deri në shtator që Kosova të formoj grupin e unitetit dhe të vazhdoj dialogu për njohjen e Kosovës.

Ne do të shfrytëzojmë që kur të kthehemi në Kosovë të takohemi me opozitën dhe të pajtohemi të gjejmë një bashkëpunim.

Besoj që jemi në një moment kur të gjithë duhet të marrim përgjegjësi, dhe opozita është e gatshme që të vazhdoj dialogu, që Serbia ta njoh Kosovën sa më parë, etj.

Në tema të mëdha nuk duhet të ndahemi pozitë e opozitë, por duhet të punojmë bashkë.

Në këtë proces duhet të jetë një konsensus sa më i madh i partive politike.

Jemi të interesuar të gjithë që të përmbyllin çështjen me Serbinë që na qon drejt njohjes, ky është objektivi ynë. Jam i inkurajuar me ato që kam dëgjuar mbrëmë dhe sot në Bruksel.

Besoj që edhe opozita dëshiron të kemi një ekip të përbashkët të unitetit dhe të punojmë për një çështje shumë të rëndësishme për vendin.

Askush nuk duhet të pengoj unitetin, pastaj të tjerat janë më pak relevante. Të gjithë duhet të jemi aty sepse pa konsensus të gjerë nuk mund të  bëjmë asgjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat