Reçica: Sfidë mbetet punësimi i personave me aftësi të kufizuara

Aktuale

Reçica: Sfidë mbetet punësimi i personave me aftësi të kufizuara

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:35
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë raportimit të tij para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale u shpreh se sfidë kanë punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

Reçica tha se krahas udhëzimeve të shumta administrative që kanë bërë për  ligjin për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta, ky ligj po ballafaqohet edhe me ligjin për shërbyes civil i cili të gjithë punëtorët i trajton në mënyrë të barabartë.

Gjatë raportimit para Komisionit ministri i Punës, Skënder Reçica foli edhe për rrezikshmërinë në punë i cili u shpreh se me qëllim të rritjes së sigurisë në punë kanë dyfishuar numrin e inspektimeve në terren.

Reçica: Kemi dyshuar inspektimet në terren?

“Nga aspekti i mbikëqyrjes së legjislacionit veçmas për rrezikshmërinë në punë kemi filluar inspektimet e punëdhënësve për sigurimin e dokumentit për vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës, në anën tjetër kemi filluar procesin e licencimit të subjekteve që ofrojnë këtë shërbim dhe kemi certifikuar persona të cilët janë përgjegjës për sigurinë në punë tek punëdhënësit. Rreth mbikëqyrjes së legjislacionit nga siguria dhe shëndeti në punë inspektorët e punës kanë filluar në mënyrë intensive inspektimet dhe po të shikohet puna e inspektoratit për të njëjtën periudhë kohore me numër të njëjtë të inspektorëve kemi dyfishuar inspektimet në terren veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë ku klasifikohet si sektori me shkallë të rrezikshmërisë më të lartë“, tha ai.

Sa i takon zbatimit të ligjit për personat e verbër ministri i Punës, Skënder Reçica, u shpreh se janë duke punuar që trajtimi medikosocial i kësaj kategorie të kryhet edhe në qendrat e tjera e jo vetëm në SHSKUK ashtu siç ka ndodhur deri më tani.

Sfidë për zbatimin e ligji  për personat e verbër, Reçica  e ka  konsideruar  çështja e librezave të të verbërve.

Reçica: Ka një paqartësi në ligj lidhur me librezat e të verbërve

“Ka një paqartësi tek ligji lidhur me librezat e të verbërisë , në bazë të nenit 17 të këtij ligji pika 8 shoqatat lëshojnë libreza dhe jo MPMS, dhe gjithashtu në nenin 18 thotë se në fund të vitit kalendarik e specifikon që shoqatat e të verbërve të Kosovës obligohen të dorëzoj regjistrin e evidencave të librezave të lëshuara, kështu që e komplikon këtë punën e ndryshimit të librezave të kësaj kategorie”, u shpreh Reçica.

Reçica para Komisionit për Shëndetësi tha se është e padrejtë që pensionistët çdo 6 muaj të lajmërohen në sportelet për të vërtetuar se janë gjallë, prandaj tha se janë duke punuar që ky problem të evitohet.

Anëtarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku u shpreh se për të zvogëluar rrezikshmërinë në punë duhet të  angazhim serioz, dhe shtim i  numrit të inspektorëve në terren.

Ajo ka kërkuar nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që  të filloë me masa ndëshkuese për bizneset ku  kanë ndodhur aksidente me fatalitet.

Kollçaku: Duhet të fillojmë me masa ndëshkuese ndaj bizneseve ku ka pasur aksidente me fatalitet

“Është shumë vështirë në qoftë se nuk kemi monitorim shumë më të mirë në terren dhe rrjedhimisht edhe ju thatë se edhe numri i inspektorëve është shumë  i vogël. Ne e dimë që bazuar në gjithë Republikën e Kosovës nuk është numri i mjaftueshëm i inspektorëve dhe nuk e di pse Qeveria asnjëherë nuk shikon që mjetet që i ka në disponim t’i orientoj edhe në rritjen e numrit të inspektorëve sepse gjithmonë është shumë e limituar, fillojnë 2-3 inspektor në një mandat qeverisës, pastaj pritet një Qeveri tjetër dhe jeni të kufizuar në këtë drejtim. Mirëpo unë mendoj që duhet të fillojmë me masat ndëshkuese për bizneset dhe pyetja ime konkret është se çka keni ndërmarr ju dhe Qeveria lidhur me këto bizneset ku ka pasur aksidente me fatalitet”, u shpreh ajo.

Kollçaku po ashtu u shpreh se duhet të rishikohet ligji për ndihmë sociale pasi që sipas saj po u bëhet padrejtësi familjeve që janë në nevojë  kur po u ndërpritet ndihma sociale në momentin që fëmijët po u mbushin 5 vite.

Ashtu sikurse  Avokati i Popullit edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që skema sociale  të ndërpritet pasi fëmija t’i mbush 18 vjet e jo pesë vjet siq është tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat