Rruga pa krye që po lëvizë Kosova me disa “patriot” e “matrapazë” dhe të “fortit” që u pasuruan në mënyrë të dyshimtë!

Aktuale

Rruga pa krye që po lëvizë Kosova me disa “patriot” e “matrapazë” dhe të “fortit” që u pasuruan në mënyrë të dyshimtë!

Nga: N. Sh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se, Kosova po lëvizë në rrugën pa krye ku viktimë është sistemi i vlerave të degraduara.

Sipas tij, po imponohen të “fortit” dhe ata që u pasuruan në mënyrë të dyshimtë, ndërsa i quan plaçkitës ata që po i udhëheqin politikat kombëtare.

Islami tutje thotë se, i kemi edhe disa “patriot – matrapaz”.

“Në këtë rrugë pa krye që po lëviz Kosova, në rend të parë, viktimë është sistemi i vlerave të cilat edhe ashtu janë degraduar: sepse kudo po na imponohen të “Fortit” dhe ata që u pasuruan në mënyrë të dyshimtë.

Sot ata që po i udhëheqin politikat kombëtare janë plaçkitës, e disa ”Patriotët- matrapaz”, dhe krejt në fund i kemi disa analistë, gazetar e publicist që flasin e shkruajnë me porosi nga Padronët e tyre”, shkruan Avni Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat