Përfaqësuesit e OAK marrin mbështetje edhe nga deputetët e PDK-së

Aktuale

Përfaqësuesit e OAK marrin mbështetje edhe nga deputetët e PDK-së

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:04
Drejtuesit e Odës së Afarizmit janë takuar sot me shefin e deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi

Drejtuesit e Odës së Afarizmit janë takuar sot me shefin e deputetëve të PDK-së Memli Krasniqin me të cilin kanë diskutuar për ligjet dhe identifikimin e mënyrave të koordinimit të tyre me njëra-tjetrën, në mënyrë që të jenë kompatibile dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit

Kryetari i OAK Skënder Krasniqi tha se ligjet duhet të jenë në favor të zhvillimit ekonomik dhe njëkohësisht konsideroi se diskrepanca e madhe mes tyre po shkakton probleme të mëdha në zhvillimin e afarizmit.

Deputeti Krasniqi theksoi se problemet me të cilat po përballen janë të shumta dhe se ka përmirësime, mirëpo ende mbeten hapësira në të cilat mund të punojnë për të bërë një mjedis sa më të favorshëm për shoqërinë. Ai ftoi  OAK  në dëgjimin publik të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete, pasi që sipas tij pa përfshirjen e komunitetit të biznesit ky ligj dhe të gjitha ligjet tjera nuk do të jenë të plota.    

Anëtari i bordit Hysni Zogaj u fokusua tek problemet e bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve, ku shtoi se sektori Minerar ka potencial shumë të madh për zhvillim ekonomik të vendit, andaj duhet të fokusohemi më tepër në zhvillimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat