Deda: Vendimi final për vizat merret në vjeshtë nga ministrat e BE-së

Aktuale

Deda: Vendimi final për vizat merret në vjeshtë nga ministrat e BE-së

Nga: G.B Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:14
Ilir Deda

Pas rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian, deputeti nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se vendimi i parë u përmbyll me sukses, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se vendimi final për vizat merret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së. 

Postimi i plotë:

Vendimi i parë, nga tre sosh, për liberalizim të vizave më në fund u përmbyll me sukses. Rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian duhet t’i gëzohemi të gjithë. 
Vendimi i tretë - ai final - mirret në vjeshtë nga Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së. 
Pas përmbushjes të dyfish kritereve më shumë se shtetet e rajonit, në vjeshtë presim që BE-ja të përmbushë obligimin e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat