Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave, një moment historik

Aktuale

Pacolli: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave, një moment historik

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:16
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mirëpritur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Evropian.

“Njoftimi i sotëm nga Komisioni Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Evropian të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Siç njofton MPJ, Pacolli ka përgëzuar edhe institucionet vendore për punën, angazhimin dhe përkushtimin institucional në përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga ana e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat