Pas rekomandimit pozitiv, kërkohet dorëheqja e Ramush Haradinajt

Aktuale

Pas rekomandimit pozitiv, kërkohet dorëheqja e Ramush Haradinajt

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:22
Pas rekomandimit pozitiv, kërkohet dorëheqja e Ramush Haradinaj

Rrjeti i Bizneseve në Bavari “Fondacioni Besa” ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, si përgjegjës për vonimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave.

Siç njofton zëdhënësi i “Fondacionit Besa”, Ilir Seferi  edhe pse është lajmë i mirë për qytetarët e Kosovës, rekomandimi për liberalizimin e vizave është tejet i vonuar.

“Për këtë duhet mbajtur përgjegjësi kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj, i cili tërë këtë neglizhuam e lidhi me postin e kryeministrit. Kush do te mbush hendekun dhe shpenzimet e krijuara që sa vite kur Kosova humbi rastin që së bashku me Gjeorgjinë të fitojë liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i rrjetit të Bizneseve në Bavari “Fondacioni Besa”:

-Ftesë publike Ministrit gjerman Horst Seehofer për ratifikim ne Bundestag-

Edhe pse është lajmë i mirë për qytetarët e Kosovës, rekomandimi për liberalizimin e vizave është tejet i vonuar. Për këtë duhet mbajtur përgjegjësi kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj, i cili tërë këtë neglizhuam e lidhi me postin e kryeministrit. Kush do te mbush hendekun dhe shpenzimet e krijuara që sa vite kur Kosova humbi rastin që së bashku me Gjeorgjinë të fitojë liberalizimin e vizave.

Sa njeriu i sëmurë vdiq pa pasur mundësi të shërohet për shkak të vizave, sa kontrata biznësore u anuluan sa studenti mbeti pa qasje në shkollim të avancuar, sa artisti, sa sportisti, sa punëtori nuk mund ta realizonte ardhjen ne BE për shkak të apetiteve për të qenë edhe njëherë Kryeministër i vendit.

Sa para u shpenzuan nëpër ambasadat e huaja, sa pritjet u shkaktuan, sa shumë pritem ne diaspora për të pritur te afërmit tanë për vizitë, thjesht Kosova mbeti vendi i vetëm i izoluar ne Evropën gjeografike. Vlen të theksohet se, sot prania e te gjithë bartësve institucional shihet nga diaspora si përpjekje e paskrupullt që secili këtë ngjare të përvetësojnë si sukses të tyre.

Mospjesëmarrja e ministres për Integrime është gjithashtu fyerje e gjinisë femërore.

Pas gjitha këtyre ngjarjeve e neglizhencave dikush duhet të tregojë burreri/përgjegjësi e të jap doreheqeje, kjo do te ishte përgjegjësi.

Pasi që deri në liberalizimin e plotë ka ende punë për tu bërë, Kryesia e fondacionit Besa ne München fton publikishtë mikun tonë ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë Z. Horst Seehofer që rekomandimi te ratifikohet sa me shpejtë në Bundestag dhe të ushtrojë autoritetin e tij tek kolegët e tij evropian sidoms tek Spanja dhe vendet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Duam të ua rikujtojmë si autoriteteve Kosovare dhe atyre evropiane se kosovaret liberalizimin e vizave nuk do te abuzojnë sepse çdo e treta shtëpi e ka një taksapagues evropian ne gjirin familjar.

Shpresuam se ky argument do të përdoret nga autoritetet e Prishtinës, por përsëri këta të fundit e harruan diasporën e cila se shpejti do të kthejë dinjitetin e humbur të kosovarëve.

Rrjeti i Bizneseve në Bavari “Fondacioni Besa” ka rreth 110 kompani me rreth 3000 punëtorë.

Disa nga anëtarët tanë janë të angazhuar në vazhdimësi në grupe të ndryshme punuese të autoriteteve gjermane për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat