Molliqaj: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin, i pritur dhe i vonuar

Aktuale

Molliqaj: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin, i pritur dhe i vonuar

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:16
Dardan Molliqaj

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka mirëpritur vendimin e Komisionit Europian për rekomandim pozitiv të vizave për qytetarët e Kosovës.

Molliqaj ka deklaruar se pret vendim pozitiv edhe në vendimin nga Parlamenti Europian për çështjen e liberalizimit, ndonëse sipas tij shtetit të Kosovës iu vendosën më shumë kushte krahasuar me shtetet e tjera në këtë proces.

”Ishte lajm i pritur ndonëse ishte vendim i pritur dhe i vonuar”, ka thënë ai.

”Ky është vendim i Komisionit Europian që formalisht tregon që janë përmbushur të gjitha kriteret”.

”Kosovës i janë vendosur shumë më shumë kushte se të gjitha vendeve tjera në këtë proces. Ky është vendim i Komisionit Europian që formalisht tregon që janë përmbushur të gjitha kriteret”.

”Ne presim që edhe vendimi i Parlamentit Europian të jetë i ngjashëm, por jemi skeptikë për atë të Këshillit të Ministrave”.

”Fillimisht sepse nuk është bërë ndonjë luftë e madhe në luftimin e korrupsionit, pastaj për shkak të dinamikave brenda vet Bashkimit Europian dhe skepticizmit të disa vendeve brenda”.

“Unë këtë nuk do ta merrja si punë të kryer. Nuk duhet të bëjmë festë sepse rreziku është serioz që të mos kemi liberalizim të vizave deri vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat