Thaçi: Vendimi për liberalizimin nuk është dhuratë

Aktuale

Thaçi: Vendimi për liberalizimin nuk është dhuratë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:26
Delegacioni i Kosovës

(E plotësuar) - Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi është kthyer sonte nga Brukseli, ku u konfirmua raporti pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kreu i shtetit Hashim Thaçi u shpreh se sot është një ditë e madhe për Kosovën, një e arritur e përpjekjeve me dekada e institucioneve dhe e të gjithëve pa dallim. Ai e ka quajtur kyç vendim meritor për vendin dhe jo dhuratë.

Thaçi tha së të gjithë pa dallim pozicioni kanë punuar për këtë vendim derisa po vazhdojnë punën për tu bërë pjesë e NATO-së.

Thaçi: Dëshiroj të uroj të gjithë qytetarët e Kosovës

“Dëshiroj të uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë vendim të madh për vendin meritor, megjithëse ne kemi vlerësuar çdoherë i vonuar, por nuk është dhuratë, është rezultat i përpjekjeve dhe reformave të thella, që kanë bërë institucionet e vendit, Parlamenti duke nxjerr ligjet e duhura, qeveria duke punuar në mënyrë aktive, dinamike dhe efektive, kohezioni politik dhe qytetar, pa marrë parasysh kush ka qenë në pushtet apo në opozitë dhe rolet që kanë ndryshuar. Një gjë është e sigurt, të gjithë pavarësisht pozicioneve kemi punuar për rrugëtimin evropian, po punojmë për atë që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”,  tha presidenti Thaçi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e quajti lajm të mirë vendimin për vizat, duke thënë se e kanë merituar qytetarët këtë vendim. Veseli shtoi se do të vazhdojnë partneritetin me mekanizmat e BE-së dhe shpreson fort që Parlamenti Evropian do të votoi pro heqjes së vizave.

Veseli: Parlamenti Evropian do të votojë pro liberalizimit të vizave

“Do të vazhdojmë partneritetin me të gjithë mekanizmat e Bashkimit Evropian.  Jam shumë i sigurt se Parlamenti Evropian, edhe nga puna të cilën e kemi bërë, keni parasysh se Parlamenti Evropian është mekanizmi i vetëm brenda Bashkimit Evropian që e ka njohur Republikën e Kosovës,  do të votojë pro liberalizimit të vizave, në të njëjtën kohë, na ka mbetur punë që të vazhdojmë lobimin me secilin shtet veç e veç”, tha Veseli.

Ai shtoi se qëllim parësor e kanë që në dhjetor qytetarët të udhëtojnë pa viza. Veseli ka ftuar edhe opozitën që t’i gëzohen këtij lajmi dhe të bëhen bashkë.

Kryeministri i Kosovës, Ramish Haradinaj theksoi se institucionet e BE-së e kanë parë unitetin e Kosovës. Kurse rekomandimin për liberalizimin e vizave, e ka quajtur fitore e merituar.

Haradinaj: Sot kemi korr suksesin e merituar të punës së rëndë

“Ne sot kemi korr suksesin e merituar të punës së rëndë, sfiduese, të vështirë që e kemi bërë, për rrethanat nëpër të cilat kemi kaluar, dhe jemi të vetëdijshëm që vetëm kështu duke qenë serioz në detyrat tona, të gjitha ato punë që nuk është mënuar që do t’i kryejmë ndonjë herë, kemi me i kryer”, tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj vlerësoi se vetëm duke u bërë bashkë do t’i kryejnë punët e shumta.

Kurse, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se rekomandimi i KE-së është i merituar sepse Kosova e ka merituar që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm. Rekomandimin për liberalizimin e vizave, Limaj e ka quajtur lajm të mirë për studentët, bizneset dhe të gjithëve. Ai shprehu përkushtimin e tyre në mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se sot ishte dita e Kosovës, sepse në institucionet e BE-së është folur vetëm për Kosovën. Ai shtoi se ishin unik dhe të fortë, duke bërë kështu që të jenë me të respektuar,

Rekomandimin për liberalizim, liderët shtetëror e quajnë ditë të madhe për Kosovën

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi është kthyer sonte nga Brukseli, ku u konfirmua raporti pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kreu i shtetit Hashim Thaçi u shpreh se sot është një ditë e madhe për Kosovën, një e arritur e përpjëkjeve me dekada e institucioneve dhe e të gjithëve pa dallim. Ai e ka quajtur këyq vendim meritor për vendin dhe jo dhuratë.

Thaçi tha së të gjithë pa dallim pozicioni kanë punuar për këtë vëndim derisa po vazhdojnë punën për tu bërë pjesë e NATO-së. Ai u shpreh optimist se gjatë këtij viti do të përmbyllet ky proces dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm në BE.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e quajti lajm të mirë vendimin për vizat, duke thënë se e kanë merituar qytetarët këtë vendim. Veseli shtoi se do të vazhdojnë partneritetin me mekanizmat e BE-së dhe shpreson fort që Parlamenti Evropian do të votoi pro heqjes së vizave.

Ai tha se qëllim parësor e kanë që në dhjetor qytetarët të udhëtojnë pa viza. Veseli ka ftuar edhe opozitën që t’i gëzohen këtij lajmi dhe të bëhen bashkë.

Kryeministri i Kosovës, Ramish Haradinaj theksoi se institucionet e BE-së e kanë parë unitetin e Kosovës. Kurse rekomantimin për liberalizimin e vizave, e ka quajtur fitore e merituar.

Haradinaj vlerësoi se vetëm duke u bërë bashkë do t’i kryejnë punët e shumta.

Kurse, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se rekomandimi i KE-së është i merituar sepse Kosova e ka merituar që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm. Rekomandimin për liberalizimin e vizave, Limaj e ka quajtur lajm të mirë për studentët, bizneset dhe të gjithëve. Ai shprehu përkushtimin e tyre në mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Ndërsa miniatri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se sot ishte dita e Kosovës, sepse në institucionet e BE-së është folur vetëm për Kosovën. Ai shtoi se ishin unik dhe të fortë, duke bërë kështu që të jenë me të respektuar,

Delegacioni i Kosovës kthehet nga Brukseli, Thaçi flet për liberalizimin

Pas kthimit nga Brukseli, delegacioni i Kosovë si cili ka qëndruar sot në Bruksel, pas kthimit në Kosovë kanë mbajtur një konferencë për media.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një lajm i shumë pritur për Kosovën dhe për këtë kanë meritë të gjithë që janë angazhuar në këtë proces.

Sipas tij, edhe më tej do angazhohen me përgjegjësinë më të lartë, sepse ky procesi i takon të gjithëve, dhe merita po ashtu është e të gjithëve.

“Gjithë ne që jemi këtu dhe të tjerët do të angazhohemi me përgjegjësinë më të lartë, sepse ky proces i takon të gjithëve dhe është meritë e të gjithëve. Përfituesit më të mëdha janë qytetarët e Kosovës. Falënderojë të gjithë që na kanë ndihmuar në këtë proces dhe na kanë qëndruar afër.

Kemi qenë së bashku në këtë proces në Bruksel, falënderojë të gjithë për angazhimin në këtë proces.

Ne sot kemi vazhduar edhe takimin me Mogherinin dhe me Vuciq për angazhimin tonë për përshpejtimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes finale, e cila është obligative”, ka thënë Thaci.

Delegacioni i Kosovës konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, pas kthimit nga Brukseli, do të mbajnë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat