Diskutimi për dialogun shtyhet për seancën e ardhshme

Aktuale

Diskutimi për dialogun shtyhet për seancën e ardhshme

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:42
Foto nga Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - As pas rreth gjysmë ore pauzë Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë disa projektligje të cilat kanë mbetur nga seancat e kaluara si pasojë e mos votimit nga partitë opozitare.

Me këtë rast, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar ndërprerjen e seancës duke thënë se nuk ka kuptim që të vazhdohet kur opozita nuk voton për t’i kryer projektligjet e mbetura që janë me rëndësi vitale për qytetarët.

Pas këtij deklarimi, kryetari i Kuvendit ka dhënë pauzë deri në orën 14:00.

***

Shefat e Grupeve Parlamentare kanë vendosur që në seancën e ardhme menjëherë të futet për votim propozimi i Partisë Socialdemokrate për diskutim rreth dialogut me Serbinë.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, u mor vesh me shefat e Grupeve Parlamentare që sot të vazhdohen pikat e rendit të ditës të papërfunduar nga shtatë seanca. Ndërsa tha se ka pajtueshmëri që diskutimi për dialogun të bëhet në seancën e ardhshme.

Partia Socialdemokratike ngrit mocion procedural për dialogun me Serbinë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nis me kërkesën për mocion procedural, për t’u diskutuar dhe pastaj miratuar një rezolutë për dialogun në të cilën do të kërkohet që kompetencat për dialog t’i ketë Kuvendi dhe jo presidenti.

Deputeti i Partisë Socialdemokratike, Visar Ymeri ka nis seancën me shqetësimin për dialogun me Serbinë, duke thënë se institucionet e Kosovës po vazhdojnë dialogun pa strategji dhe pa vënien e vijave të kuqe për temat e pa negocjueshme.

Ai kërkoi që sot të diskutohet sot në Kuvend për çështjen e dialogut.

Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës mban seancës e radhës, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik.

Sipas njoftimit të Kuvendit, janë 35 pika në rend dita, ndër to edhe interpelancë me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për udhëtimet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat