Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit e mbrëmshëm nga Njësia Speciale

Aktuale

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit e mbrëmshëm nga Njësia Speciale

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:42
Specialet ne Kalabri

Dy shtetas të Malit të Zi, një i Serbisë dhe një shtetase e Republikës së Kosovës pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së sigurisë.

Lajmin për Kallxo e konfirmoi, prokurori i Prokurorisë Themelore të Kosovës, Armend Hamiti.

“Është ende herët dhe ne jemi në proces të përgatitjes së kërkesës, mirëpo me siguri se do të kërkojmë caktimin e paraburgimit”, tha Hamiti.

Hamiti tha se të dyshuarit në shtetet e tyre dyshohen për vepra të rënda penale, ndërsa tha se gjatë operacionit të arrestimit janë gjetur armë dhe drogë.

Mediat malazeze raportuan dje se dy shtetas të Malit të Zi janë arrestuar në Kosovë.

Sipas “fosmedia.me”, në këtë operacion Policia e Kosovës ka arrestuar M.M. nga Podgorica, i cili bashkë me I.M. dhe V.V. dyshohen për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë.

Fjala është për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat