Thaçi: Rasti Ivanoviq do të shkaktojë kokë dhimbje

Aktuale

Thaçi: Rasti Ivanoviq do të shkaktojë kokë dhimbje

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:59
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës do të dalin me konkluzione të qarta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë dhimbje për shumë këndë në Kosovë dhe Beograd.

Ai në një konferencë për dialogun e fundit në Bruksel, është pyetur edhe për vrasjen e Ivanoviqit, ku tha se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e Ivanoviqit

Thaçi: Konkluzionet do të rezultojnë ndoshta me kokë dhimbje për shumë këndë

“Është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e zotit Ivanoviq, e di që institucionet tona janë duke punuar aktivisht, në bashkëpunim edhe me ato ndërkombëtare, e di që kanë pas kontakt edhe me autoritetet e Serbisë. Pushtete në Kosovë janë të ndara por unë jam optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës, në të ardhmen jo të largët do të dalin me rezultate të prekshme të hetimit, konkluzione të qarta të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë dhimbje për shumë këndë në Kosovë dhe Beograd”, tha ai.

Përndryshe, kanë kaluar 6 muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit.

Kujt do t’i dhemb koka nga hetimet për vrasjen e Ivanoviqit, sipas presidentit

Në konferencë për media presidenti Thaçi u pyet nga një gazetar serb edhe për vrasjen e politkanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ai tha se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar përgjegjësit e këtij krimi.

Thaçi bëri të ditur se kontakt ka pasur edhe me Serbinë.

Ai është shprehur optimist që institucionet e drejtësisë në një të ardhme të afërt do të dalin me konkluzione,

Sipas presidentit këto konkluzione “do të jenë me kokëdhimbje për dikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat