Mundësia e revokimit të vizave pas liberalizimit, flet Behgjet Pacolli

Aktuale

Mundësia e revokimit të vizave pas liberalizimit, flet Behgjet Pacolli

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:18
Behgjet Pacolli

Kosova dje mori lajmin e shumëpritur nga Komisioni Evropian që ajo ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Ndërsa tani topi është te Parlamenti Evropian dhe Këshilli i ministrave të BE-së që të vendosin përfundimisht nëse kosovarët do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen apo jo.

Ishte Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos i cili dha raportin në detaje për arritjen e Kosovës në këtë proces.

Ai në konferencën për media me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ndër të tjera tha Kosova mund të fitoi liberalizmin shumë shpejt, por nëse nuk respektohen disa rregulla, kryesisht të kërkesave për azil, ajo edhe mund të suspendohet.

Lidhur me atë se sa mund të ndikojë kërkimi i azilit në Evropë pas liberalizimit të vizave që ato të rikthehen sërish, është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në një prononcim për media, Pacolli ka thënë se edhe sot kur mundësitë e udhëtimit janë minimale kërkesat për azil të kosovarëve janë më të ulëta nga të gjitha shtetet e rajonit, banorët e të cilëve kërkojnë azil në perëndim.

“Azili nuk paraqet ndonjë rrezik për revokimin e vizave”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka fituar ende të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat