Eksperti i sigurisë e zbulon presionin e Serbisë ndaj Kosovës: Ja çka synon me marrë Serbia nga Kosova

Aktuale

Eksperti i sigurisë e zbulon presionin e Serbisë ndaj Kosovës: Ja çka synon me marrë Serbia nga Kosova

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 19 korrik 2018 Në ora: 17:23
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Presioni i madh nga Beogradi detyroi 40 pjesëtarë serbë të FSK-së të ofrojnë dorëheqje.

Për largimin e pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb, ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava thotë se është një taktikë që Serbia e përdorë në bisedimet përfundimtare me Kosovën që të fitoj një pjesë të konsideruar të territorit të Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në këtë situatë, tani presidenti Aleksandër Vuçiq, luan me kartën që ti provon të gjitha mënyrat e presionit ndaj Kosovës, pse jo edhe këtë që me kërcënime sikur që është duke e bërë tani, ti largoj pjesëtarët serb nga FSK-ja, dhe ta bind faktorin ndërkombëtar se serbët nuk i gëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese të Kosovës, sikur iu garanton Kushtetuta e Kosovës edhe që pjesa e Ahtisarit në Kushtetutë që parasheh të drejta jashtzakonisht të mëdha ndaj kësaj pakice, e që në asnjë shtet të botës, asnjë pakice tjetër, nuk ju garantohen kaq të drejta sesa me këtë Kushtetutën tonë”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në këtë rast Vuçiqi tenton ta bind faktorin ndërkombëtar në këto bisedime, që edhe Kushtetuta e Kosovës i garanton këto të drejta për pakicat e që Kosova nuk i përmbahet kësaj.

“Kështu që, në këto bisedime serbët duhet ta fitojnë pjesën e tyre të Kosovës në këtë rast veriun, dhe nëse arrihet kjo marrëveshje, serbët munden ta njohin pavarësinë e Kosovës, ose mos të pengojnë anëtarësimin e saj në OKB”, potencon ai.

Tutje ai thotë se, presioni i Vuçiqit, është i kuptueshëm në këto qaste, sepse ai dëshiron që ti përdorë të gjitha variantët e presionit dhe ta provon nëse këto presione i japin rezultatet të cilat ai i ka për qëllim me i arritë në favor të shtetit të Serbisë, e me këto arritje ai mos ta humb reputacionin e tij politik dhe në historinë e serbëve të jetë person pozitiv i kohës duke e përfaqësuar shtetin e Serbisë.

“Ministria e FSK-së, duhet të bisedoj me pjesëtarët serb të FSK-së dhe ta përdorë autoritetin e mundshëm që ata të mbesin në shërbim. Edhe kryeministri dhe të tjerët si Ministria e Punëve të Jashtme, duhen me kontaktua me të mëdhenjt e shteteve mike, që na kanë ndihmua me u çlirua dhe që të njoftohen ata për mënyrën e largimit të këtyre pjesëtarëve serb, dhe sidomos duhet me njoftu edhe ndërmjetësuesit që i udhëheqin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të njoftohet edhe BE-ja dhe OKB-ja”, shprehet ai.

Tërnava shton se, ditët në vijim mundet me ndodh që Serbia ta përdorë këtë mënyrë të presionit edhe ndaj pjesëtarëve të policisë pranë MPB-sa, prandaj, sipas tij, nga Serbia mund të priten të gjitha mënyrat e presioneve për të keq të Kosovës.

“Këtë taktikë Serbia e përdor në këto bisedime për të përfituar pjesë të territorit të Kosvës, por nëse ndodh që këto bisedime Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, tani formimi i ushtrisë do të jetë proces i lehtë. Pengesa më e madhe për formimin e saj tani është Kushtetuta në fuqi, ku Ahtisari serbëve ia dedikon kompetencat e mëdha që ata si pjesëtar i Parlamentit duhet me u pajtua me 80% të tyre për formimin e ushtrisë. E kjo do ta ketë edhe koston mjaftë të lartë, sepse dihet qartë me çfarë paisje duhet të paiset një ushtri moderne. Por me njohjen e pavarësisë së Kosovës na hapen rrugët drejt BE-së dhe NATO-s. Pra edhe miqët tonë që na ndihmojnë gjithnjë e kanë mënyrën e tyre më të lehtë për paisjen e ushtrisë tonë që të jemi aleat të tyre në të gjitha strukturat ndërkombëtare eksiztuese”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat