Mediat malazeze: Aksioni për arrestimin e Millosheviqit ka zgjatur dy muaj

Aktuale

Mediat malazeze: Aksioni për arrestimin e Millosheviqit ka zgjatur dy muaj

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:44
Mario Millsoheviq

Pas gati tri vitesh në arrati dje në Prishtinë është arrestuar 38 vjeçari nga Podgorica Mario Millsoheviq, i cili ndiqej për shkak të dyshimeve se ka marr pjesë në vrasjen e Radomir Gjuriqkoviq më 10 tetor të vitit 2016.

Mediat në Mal të Zi raportojnë se policia ka arrestuar edhe Gjorgje Paviqeviq nga Nikshiqi , i cili është arratisur më 3 korrik të këtij viti nga një qendër spitalore e I cili ishte në paraburgim për shkak të një rrëmbimi të kryer më 15 shtator 2015 në Kotorr të Malit të Zi.

Arrestimi i dy shtetasve të Malit të Zi sipas Policisë malazeze është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me Policinë e Kosovës.

Burime nga Policia e Malit të Zi i kanë thënë gazetës së Podgoricës ‘Vijesti” se aksioni për arrestimin e Millosheviqit ka zgjatur dy muaj.

“Me rastin e arrestimit Mario Millosheviq ka qenë i armatosur, derisa gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur armë dhe drogë. Përveç për vrasje Millosheviq nga policia e Malit të Zi  kërkohet edhe për dyshimet se ka marrë pjesë në shumë eliminime të njerëzve në territorin e Malit të Zi që janë si pasojë e konflikteve në mes bandave kriminale”, kanë thënë për ‘Vijesti’ burimet e Policisë.

Sipas Policisë së Malit të Zi për vrasjen e Gjuriçkoviqit  edhe më tutje po kërkohen Igor Mashanoviq(22 vjeçar) dhe Vukan Vujaçiq(23 vjeçar).

Sipas aktakuzës drejt Gjuriqkoviq ka shtënë i akuzuari Mashanoviq. Prokuroria pretendon se Millosheviq i ka dhënë paratë për blerjen e veturës me të cilën natën e  vrasjes e ka drejtuar i akuzuari Vujaçiq.

Përveç dy shtetasve të Malit të Zi dje në lagjen Kalabria janë arrestuar edhe një shtetas i Serbisë dhe një 23 vjeçare nga Bukoshi i Suharekës Laureta Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat