Pacolli për vizitën në Sanxhak: Nëse nuk kam leje nga Beogradi s’bëhem si Marko Gjuriq

Aktuale

Pacolli për vizitën në Sanxhak: Nëse nuk kam leje nga Beogradi s’bëhem si Marko Gjuriq

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:57
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Brukseli i ka bërë atij presion sa i përket ftesës së tij për vizitë zyrtare në zonën e Sanxhakut.

Megjithatë Ministri Pacolli tha se ka kërkuar leje nga Beogradi dhe nëse ajo aprovohet nuk do të pranonte mendimin e askujt për ta realizuar këtë vizitë.

”Kam presion nga Brukseli, që mos ta bëjë këtë vizitë. Kemi bërë kërkesë në Beograd, dhe nëse unë kam leje për të hyrë në Serbi, unë do ta bëjë atë, pa marr parasysh se cka thonë të tjertë”.

”Jetoj që 40 vjet jashtë Kosovës, e ndjej veten jashtëzakonisht të lirë në udhëtime, e ndjejë vetën tejet të lirshëm, por nëse nuk kam leje të hyjë në Serbi nuk do të bëhem si Marko Gjuriq të hyjë maleve rrugë të cilat nuk i di, unë s’do të shkojë fare nëse s’më lejohet”.

”Unë shoh në media pak a shumë hidhërimin e disa krerëve në Beograd. Unë nuk kam cka të kërkojë në Sanxhak për provokime”.

”Do ta respektoja ftesën e homologut tim. Unë nuk do të kisha marr media nga Kosova për të provokuar dikë. Kur ka ardhur Gjuriq ka ardhur në Kosovë, e ka shfaqur para medieve tre gishta ka provokuar. Unë s’do ta provokoja askënd”.

”Do të shkoja në Novi Pazar si person zyrtar e jo si person privat. Si person privat edhe nesër do të shkoja dhe s’kam nevojë fare ta pyes dikë, por jam ftuar si Ministër i Jashtëm”.

”Mesazhi im nuk do të ishte provokues sic ka bërë pala serbe, në këtë rast Marko Gjuriq me ardhjen e tij në Kosovë”.

Sanxhaku është një rajon që shtrihet në Serbi e Mal të Zi, e i cili banohet kryesisht me popullatë boshnjake. Deri vonë, në pjesë të ndryshme të kësaj zone kanë jetuar edhe shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat