“Duam t’i dëgjojmë qëndrimet e palës tjetër”, Ugljanin insiston që Pacolli ta vizitojë Serbinë - Bota Sot
“Duam t’i dëgjojmë qëndrimet e palës tjetër”, Ugljanin insiston që Pacolli ta vizitojë Serbinë

Aktuale

E premte, 17 gusht 2018

“Duam t’i dëgjojmë qëndrimet e palës tjetër”, Ugljanin insiston që Pacolli ta vizitojë Serbinë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 20:15
Behgjet Pacolli

Këshilli Kombëtar Boshnjak ka ftuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, për një vizitë në Novi Pazar.

E pas reagimeve të shumta nga zyrtarë serbë për një ftesë të tillë, për arsyet se pse Pacolli u ftua në Serbi, ka folur edhe vetë presidenti i këtij Këshilli, Sulejman Ugljanin.

Ai u shpreh se boshnjakët tash e më shumë se 20 vite janë duke dëgjuar vetëm versionin e njërës palë, dhe tash dëshirojnë të dëgjojnë se çka ka për të thënë edhe pala tjetër.

“Duam të ndëgjojmë se çka ka për të thënë edhe pala tjetër, sepse ne vazhdimisht si të thuash e kemi ndëgjuar të njëjtën muzikë, tash duam ta ndërrojmë pak kanalin. Duam t’i shohim edhe këndvështrimet e përfaqësuesve legjitim të Kosovës. Ky është një shtet, ne kemi njohur vetëm atë që qytetarët e Kosovës kanë fituar”, është shprehur Ugljanin.

Tutje, Ugljanin ka shtuar se edhe boshnjakët dëshirojnë përfshirje në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që t’i lejojnë hyrjen në Serbi, ministrit të Jashtëm të Kosovës.

“Ne presim që Pacolli të vijë dhe të flas me qytetarët e Sanxhakut, dhe aty të jenë prezentë edhe shumë qytetarë serbë. Ne do t’i thërrasim mediat në Serbi që të përcjellin fjalimin e tij, në mënyrë që gjithkush të dëgjojë edhe palën tjetër”, është shprehur Ugljanin. Ndryshe, në Serbi kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër duke theksuar se “Sanxhaku e ka njohur tashmë Kosovën”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test