Si po e zbaton Thaçi projektin e vjetër të Millosheviqit

Aktuale

Si po e zbaton Thaçi projektin e vjetër të Millosheviqit

Nga: D.RR Më: 19 korrik 2018 Në ora: 21:58
Thaçi dhe Millosheviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit.

Sipas tij, dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale - apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë - do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

Copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit. Dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale - apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë - do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan në gati 30 vitet e fundit. Opcioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë “zgjidhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat