Thaçi e quan mrekulli rekomandimin për heqjen e vizave - Bota Sot
Thaçi e quan mrekulli rekomandimin për heqjen e vizave

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Thaçi e quan mrekulli rekomandimin për heqjen e vizave

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendimin e Komisionit Europian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave e ka quajtur mrekulli.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme dhe historike”, deklaroi Thaçi.

“Dje ndodhi mrekullia, vlerësim i Komisionit se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret mendoj dhe besoj se është një lajm i mrekullueshëm, diçka që njerëzit në Kosovë e kanë pritur dhe merituar kohë të gjatë”.

Thaçi ka shpjeguar edhe përse të gjithë liderët institucionalë udhëtuan për në Bruksel për takimet dyditore.

“Delegacioni do të duhej të ishte edhe më i gjerë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se vendimi për liberalizimin e vizave nuk i takon askujt, por është meritë e të gjithëve.

“Të gjithë njerëzit dhe të gjitha qeveritë kanë kontribuar në këtë, prandaj ka qenë vendim i duhur, i drejtë dhe i përgjegjshëm”.

“Delegacioni do të duhej të ishte edhe më i gjerë, të ishin edhe liderët e opozitës”.

Presidenti ka thënë se fotografisë në Bruksel u mungoi opozita, por edhe opozitarëve do t’u mungoj ajo fotografi historike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test