Çfarë e këshillojnë delegacionin e Kosovës përfaqësuesit amerikanë në Bruksel?

Aktuale

Çfarë e këshillojnë delegacionin e Kosovës përfaqësuesit amerikanë në Bruksel?

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:27
Delegacioni i Kosovës

Delegacioni i Kosovës në Bruksel, përveç takimeve me zyrtarët e Bashkimit Europian, ka pasur takim edhe me dy përfaqësues amerikanë, me të cilët kanë folur rreth dialogut me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zona e Debatit ka folur shkurt për atë se çfarë u kanë thënë amerikanët.

“Zonja Mogherini e ka mbështetjen – gjë që na është konfirmuar edhe nga autoritetet amerikane – në hapat e saj për negociatat dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare të SHBA-së. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë të angazhimit të përbashkët europiano-amerikan”, ka pohuar, pos tjerash Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat