“Thaçi i dyshuar nga Gjykata Speciale, nuk e ka hallin e ushtrisë, por...”

Aktuale

“Thaçi i dyshuar nga Gjykata Speciale, nuk e ka hallin e ushtrisë, por...”

Nga: P.R Më: 20 korrik 2018 Në ora: 07:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste të dhënë mbrëmë, ka fajësuar përsëri LDK-në për mosformimin e  ushtrisë së Kosovës.

Ai, duke aluduar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ata këtë proces e kanë penguar nga frika për humbje në elektorat.

“Kemi gjendje më të disfavorshme për themelim të ushtrisë tani, se sa para katër vjetësh. Para katër vjetësh kemi pasur aprovim unanim ndërkombëtar, sot e kemi një hezitim unanim ndërkombëtar”, ka deklaruar Thaçi.

E këtë deklaratë të Thaçit, përmes një postimi në facebook e ka komentuar analisti Nexhat Haziri.

A ka shkruar se Thaçi është i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Thaçi nuk i ndalë akuzat ndaj LDK'së për ushtrinë. -I dyshuari nga Gjykata Speciale, nuk e ka hallin e ushtrise, por...”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat