“Shpërthen” Vjosa Osmani: Përgjigje Hashim Thaçit, njeriut që po...

Aktuale

“Shpërthen” Vjosa Osmani: Përgjigje Hashim Thaçit, njeriut që po...

Nga: P.R Më: 20 korrik 2018 Në ora: 07:56
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në faqen e saj në facebook, ka ripostuar një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Kosovës muaj më parë. Përveç videos së ripostuar, Osmani ka “shpërthyer” ndaj presidentit Thaçi, i cili mbrëmë e akuzoi LDK-ë për mos formimin e ushtrisë. 

“Përgjigje Hashim Thaçit (njeriut që po përfaqëson veten e tij në bisedimet në Bruksel dhe njeriut ndaj të cilit janë ngritur dy komisione hetimore parlamentare): Shndërrimin e FSK-së ne FARK e keni penguar ju kur punuat pas shpinës së ndërkombetarëve dhe Qeverisë së LDK-së për të sjellur Ligjin pa asnjë koordinim paraprak. E nuk u ndalët me kaq, sepse vetëm disa muaj më vonë, pikërisht Amerikës dhe NATO-s ua futët thikën pas shpinës përmes tentimit për shfuqizim të Ligjit për Specialen. Përfaqësuesit e shteteve kryesore të NATO-s këtë veprim tuajin e quajtën si “natën më të rëndë të Kosovës që nga pavarësia e saj”. Një përgjigje më e gjatë për këtë gënjeshtër të përsëritur të Thaçit, në fjalimin tim më poshtë”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat