Haki Abazi paralajmëron humbjen e Kosovës: Mos bini viktimë të lojërave Thaçi- Vuçiq

Aktuale

Haki Abazi paralajmëron humbjen e Kosovës: Mos bini viktimë të lojërave Thaçi- Vuçiq

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2018 Në ora: 09:52
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend Haki Abazi ka thënë se po rrezikojmë të humbasin gjithë shtetin, kjo për shkak të presidentit Hashim Thaçi me kompaninë e tij të nëntokës “marksiste” të SHIK- ut dhe mbi token e PRONTO.

Po ashtu, në postimin e tij në Facebook ka shkruar se nëse nuk shkon kjo qeveri dhe PDK në shtëpi/ burg sa më shpejte nuk ka ditë të mira për vendin.

Postimi i plotë:                                      

Ndarja e Kosoves dhurate per suksesin e Thacit& co

Me Thacin dhe kompanine e tij te nentokes “marksiste” te SHIK- ut dhe mbitoken e PRONTO e qe të dyja bashke veprojne si me qene nendeget e UDB, jo qe do e humbasim veriun po rrezikojme me humb gjithe shtetin. Kosova eshte bere kusur i vogel i pazareve të vjetra. Nese nuk shkon kjo qeveri dhe PDK ne shtepi/ burg sa me shpejte nuk ka dite te mira per vendin.

Pacolli eshte nje genjeshtar patologjik i padijshem.

Ramushit nuk i zihet bese për veriun sa per fjalet per kufirin me Malin e Zi.

Sulmi i orkestruar dhe i paguar ne disa police Serb ne veri ka me qene pretekst per skenarin e njejte si 2004. Mos bini viktime te lojrave Thaci- Vucic.

BE nuk e pranon flamurin e Kosoves, keta bajraktaret jane pa bajrak, lere qe e lane identitetin e vjeter kete te riun nuk po ju pranon BE dmth nuk jane askushi nuk e perfaqesojne askend, jane material evaporues qe nuk jane ne gjendje as flamurin e komrpmisit ta vendosin ne Bruksel e as ne Veri te Kosoves.

Pakistani ka arrestuar ishkryeministrin para nje jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat