Profesori i Parisit komenton deklaratën e ambasadorit Delawie

Aktuale

Profesori i Parisit komenton deklaratën e ambasadorit Delawie

Nga: H.O. Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:32
Valon Murtezaj

Profesori i Universitetit presitigjioz të Parisit, Valon Murtezaj ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delaëie, duke thënë se ai në asnjë moment nuk ka dhënë shenja të ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së.

Ai shkruan në Facebook se në Kosovë për qëllime e motive të ndryshme shtrembërohen këto deklarata.

Postimi i plotë:

Në asnjë moment, me asnjë fjalë apo fjali, as në mënyrë eksplicite dhe as implicite, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, NUK ka dhënë asnjë shenjë të ndryshimeve në qëndrime të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Përkundrazi gjuha e tij është shumë profesionale dhe plotësisht korrekte duke respektuar shtetin e Kosovës në plotni.

Eshtë ‘destruktivitet mahnitës’ i komenteve vendore tona kosovare - qëllimesh e motivesh të ndryshme - si mund t’i shtrembërojnë dhe të krijojnë një ambient ‘dyshues permanent’ për gjithçka.

Ne, qytetarët e Kosovës, duhet ta kontrollojmë ekipin ton? negociator, që ata të jenë të përgaditur dhe përfaqësues të interesave nacionale të Kosovës, dhe këtë qytetarët e Kosovës do ta bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat