Dimitrov kërkon rishikimin e masës doganore që Qeveria ka vendosur për disa produkte

Aktuale

Dimitrov kërkon rishikimin e masës doganore që Qeveria ka vendosur për disa produkte

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:29
Behgjet Pacolli dhe Nicola Dimitrov

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka arsyetuar masën doganore për mbrojtjen e prodhimeve vendore në takim me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov. Megjithatë kryediplomati kosovar ka thënë se do të diskutohet kjo masë.

Masa e vendosur ditë me parë nga Qeveria e Kosovës për prodhimet e qumështit dhe pemëve e perimeve, ka bërë që Maqedonia të reagojë duke paralajmëruar reciprocitet.

Megjithatë, Pacolli pas takimit me homologun e tij maqedonas tha se taksa doganore është një preventivë e përkohshme e cila do të zgjat 90 ditë.

Pacolli: Do ta trajtojmë çështjen e vendimit për mbrojtjen e prodhimeve vendore

“Kjo çështje u ngrit edhe në takimin tonë bilateral dhe është çështje që do të diskutohet edhe në takimet tjera që homologu im ka këtu në Kosovë. Por sigurisht unë e arsyetova si një nevojë që Kosova të mbron prodhimet e veta vendore. Ju e dini që prodhimi vendor për ne është shumë me rëndësi pasi ai gjeneron vende pune dhe mirëqenie ekonomike. Sigurisht ky problem do të trajtohet edhe me tutje”, tha Pacolli.

Ndërsa, homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje, pasi nuk mund të mbrohet vetja duke dëmtuar fqinjët e mirë.

Dimitrov: Besoj do ta zgjidhim këtë çështje

“Nuk mund të mbroheni për vete nëse e dëmtoni fqinjin e mirë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, por megjithatë kemi detyrime ligjore, mbase më e rëndësishme se detyrimet ligjore është se politika e re në Ballkan na detyron që të kuptojmë se cilat janë problemet ose vështirësitë me të cilat përballet partneri ynë sot dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Jam i bindur se do ta marrim këtë politik të re në Ballkan dhe do ta zgjidhim këtë çështje sepse në kuadër te procesit të Berlinit do të punojmë në lidhje me masat ekonomike ku vendosjet një ndërlidhje digjitale, infrastrukturore si dhe me barrierat tregtare, pranimin e diplomave dhe kjo është e vetmja mënyrë si për prodhuesit tuaj edhe për prodhuesit tanë dhe shpresoj që shumë shpejt do të rrimë që këtë çështje ta tejkalojmë”, theksoi Dimitrov.

Kreu i diplomacisë maqedonase nuk ka dashur të thotë nëse shteti i tij do të vendos masë reciprociteti, por ka thënë se duhet të bisedojnë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Dimitrov: Një masë nuk mund të jetë e mirë për Kosovën nëse s’është e mirë për Maqedoninë

“Marrëveshja e CEFTA-s thotë se nëse ka një çështje duhet paraprakisht të zhvillohet hetim dhe negociata me shtetet e prekura dhe pas kësaj duhet të vendosen masa. Nëse tani unë këtu filloj të paralajmëroj masa kundër masa dhe kështu me radhë me tepër do ta kapin këtë qasjen e inatit dhe poenta ime nuk ishte ta theksoj shkeljen ose dëmtimin, thjeshtë dua të them se një masë nuk mund të jetë e mirë për Kosovën nëse nuk është e mirë për Maqedoninë”, u shpreh ai.

Në këtë konferencë, Pacolli u pyet edhe për vizitën e paralajmëruar në Novi Pazar, por tha se ende nuk ka marrë leje dhe mungesa e saj ia pamundëson një vizitë të tillë, meqë nuk i njeh rrugët sekondare nëpër të cilat do të mund të shkonte edhe pa leje.

Pacolli: Nuk i njoh rrugët sekondare, nëse s’marr leje nuk e vizitoj Novi Pazarin

“Unë nuk e njoh mirë atë pjesë të Novi Pazar. Kam qenë atje por ka qenë shumë herët, nuk i njoh rrugët atje, rrugët sekondare, dhe nëse deri ora 17:00 nuk marr leje për të udhëtuar në Sanxhak unë jam i privuar që të shkoj sepse nuk i njoh rrugët sekondare”, theksoi Pacolli.

Në takim Pacolli e Dimitrov kanë diskutuar me theks të veçantë, dhënies prioritet ngritjes së bashkëpunimit ekonomik, turizmit, bashkëpunimit doganor, aspekteve të shëndetësisë, si dhe mundësive të reja për zhvillimin e dy Republikave. 

Dimitrov: Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nicola Dimitrov sot po qëndron në Kosovë me ç’rast është takuar me homologun e tij shqiptar Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se Maqedonia është mike e Kosovës dhe shteti me të cilin vendi ynë ka më së shumti marrëveshje.

Këto komente Pacolli i bëri në konferencën e përbashkët me homologun e tij pas takimit.

“Kam nderin që jam këtu me homologun tim. Ai në emër të institucionit që përfaqëson ka ndihmuar Kosovën në çdo takim. Ne me Maqedoninë kemi një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke dhe kemi numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova është mik i natyrshëm i Maqedonisë dhe kështu do të vazhdojnë marrëdhëniet dypalëshe. Takimi i parë qeveritar asgjë paraparë në shtator të këtij viti”.

Ai tha se e ka përgëzuar homologun e tij për përfundimin e çështjes së emrit me Greqinë.

Ndërkaq Nikolla Dimitrov deklaroi se ka nderin që ndodhet në Prishtinë. Ai përgëzoi qytetarët e Kosovës për lajmin e mirë për vizat dhe se çdo lajm i mirë siç tha ai për Kosovën është lajm i mirë edhe për Maqedoninë.

“Kam kënaqësi të madhe që jam këtu. Falënderoj Pacollin për ftesën që ma dërgojë me 25 tetor të vitit të kaluar. Është gjithmonë bukur të vizitohet Prishtina. I përgëzoj qytetarët për lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave”,.

Ai tha se çështja e taksës doganore do të rregullohet së shpejti.

“Unë dhe ne si qeveri jemi te bindur se nëse nuk kemi fqinjë të mirë s’mund të jemi as vet të mirë. Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë edhe për Maqedoninë. Ne na pret një moment historik. Jam i bindur se do ta marrim këtë politik të re në Ballkan sepse në kuadër te procesit të Berlinit do të punojmë në lidhje me masat ekonomike dhe barrierat tregtare dhe kjo është e vetmja mënyrë për mbrojtjen e prodhuesve vendos dhe të huaj”.

“Marrëveshja e CEFT-as thotë se paraprakisht duhet te fillohet hetim me shtetet e prekura dhe pas kësaj do të fillohen masat. Një masë s’mund të jetë e mirë për Kosovën nëse s’është e mirë për Serbinë dhe shumë shpejt besoj do ta rregullojmë ketë çështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat