MPB ju drejtohet me një kërkesë mërgimtarëve që mësyjnë Kosovën

Aktuale

MPB ju drejtohet me një kërkesë mërgimtarëve që mësyjnë Kosovën

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka apeluar bashkatdhetarët që të mos përdorin pikat kufitare si Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muibabë.

Kjo për të shmangur pritjet e gjata në këto pika kufitare, ku mërgimtarët po presin me disa orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Mirëpo, kjo qendër sugjeron që të përdoret pikë kalimi kufitar Mutivodë apo Jarinjë.

Sipas të dhënave të kësaj qender, gjendja aktuale në pikën kufitare Merdarë është 4 orë në hyrje, njësoj edhe në dalje.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë 1 orë në hyrje të kësaj pike, ndërsa në dalje 3-5 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat