Zbulohet se çfarë u bisedua në takimin e LDK-së me ambasadorin Delawie në shtëpinë e Isa Mustafës - Bota Sot
Zbulohet se çfarë u bisedua në takimin e LDK-së me ambasadorin Delawie në shtëpinë e Isa Mustafës

Aktuale

E premte, 17 gusht 2018

Zbulohet se çfarë u bisedua në takimin e LDK-së me ambasadorin Delawie në shtëpinë e Isa Mustafës

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 korrik 2018 Në ora: 16:46
Zyrtarët e LDK-së vizitë tek Isa Mustafa

Sot në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, kishin shkuar për takime pune deputet dhe përfaqësues të kësaj partie si dhe ambasadori amerikan Greg Delawie. Ky është edhe një takim i rregullt që LDK mban me mbështetësin e Kosovës (SHBA) dhe në këtë takim LDK rikonfirmoi qëndrimin publik të LDK-së, se para dialogut Kosovës i duhet legjitimitet institucional, legjitimitet që është humbur nga qeveria e tanishme e pakicës.

Kështu tha për “Bota sot” deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili shtoi se partia e tij e kundërshton secilin proces vendimmarrës të institucioneve të tanishme si jo legjitim.

Image
Lumir Abdixhiku

“Ishte një takim i rregullt që LDK mbanë me mbështetësit kryesor te shtetësisë sonë; me përfaqësuesit (ambasadorin) e SHBA-ve. Takime të tilla LDK i mbanë në vazhdimësi. Në takimin e sotëm, kryetari Mustafa ri konfirmoj qëndrimin publik të LDK-së, se para dialogut Kosovës i duhet legjitimitet institucional, legjitimitet që është humbur nga qeveria e tanishme e pakicës. Rrjedhimisht ne kundërshtojmë secilin proces vendimmarrës të institucioneve të tanishme si jo legjitim”, tregoi Abdixhiku.

Në këtë takim, tregon Abixhiku, LDK e ka konsideruar jolegjitime dhe jopërfaqësuese e vullnetit të popullit shkuarjen e krerëve të shtetit në Bruksel, e si të tillë e konsiderojnë edhe të dëmshme. LDK në këtë takim biseduar edhe për mundësin e zgjedhjeve të mundshme.

“E konsideruam pjesëmarrjen e delegacionit kosovar në Bruksel si pjesëmarrje e paautorizuar, jolegjitime dhe jopërfaqësuese e vullnetit qytetar në vend. Si të tillë e konsiderojmë edhe të dëmshme. LDK e pa si të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme; zgjedhje që do t’i hapnin rrugë formimit të qeverisë së re. Kjo qeveri e re, e udhëhequr nga LDK, do te përfaqësonte më pas interesat e shumicës shqiptare dhe do te ndërtonte konsensusin nacional rreth dialogut”, deklaroi Abdixhiku për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test