Veseli fton partitë politike të takohen për dialogun

Aktuale

Veseli fton partitë politike të takohen për dialogun

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:05
Kadri Veseli

Kryeprlamentari Kadri Veseli po përpiqet ti përafroj partitë politike prlamentare dhe ti bind se Kuvendi i Kosovës ku janë të përfaqësuar të gjithë të zgjedhurit e popullit do ta ketë rolin primar në dialogun final me Serbinë.

Për këtë qëllim, Veseli u ka dërguar ftesë të premten e kaluar gjithë krerëve të partive parlamentare që ti takoj të hënën e javës së ardhshme para seancës plenare për të diskutuar për rolin e tyre në procesin e dialogut.

Kjo ftesë është bërë nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me kërkesën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadave ndërkombëtare, të cilët i kanë besuar kryetarit të Kuvendit që ta organizojë këtë takim.

Në ftesën e dërguar nga kryetari i Kuvendit, ndër të tjera thuhet se “spektri politik kosovar, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, duhet të jetë i konsoliduar, unik dhe i përgatitur”.

Ndër të tjera në ftesën e kryetarit të Kuvendit dërguar partive politike për arritjen e konsensusit për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan se “Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta ketë rolin kryesor të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes në këtë proces të rëndësishëm”.

Ndërkohë, dokumenti kornizë për dialogun i publikuar ditë më parë dhe i dorëzuar nga kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratrike të Kosovë, Kadri Veseli, liderëve të partive politike, përcakton në mënyrë të detajuar parimet, afatin kohor, synimet dhe objektivat e Kosoves ne dialog si dhe vijat e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat