Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në 90 minuta

Aktuale

Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në 90 minuta

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:36
Kolonat në Merdarë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet në kolona arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa në dalje  pritjet shkojnë deri në 30 minuta. Kolona e automjeteve që janë në pritje për të hyrë në Kosovë në pikën Kufitare Dheu i Bardhë arrijnë deri në 1 kilometër e gjysmë, kurse për të dalë deri në 300 metra.

Sipas QKMK, kolonat në hyrje në pikën kufitare në Muçibabë arrijnë deri në 1 kilometër dhe koha e pritjes është deri në një orë. Kurse në dalje nuk ka pritje.

Në pikë tjetër kufitare në të cilën ka pritje të gjata, në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në një orë, kurse për të dalë pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta, shkruan kallxo. Kolona në këtë pikë kufitare në hyrje janë deri në 100 metra, kurse për të dalë deri në 30 metra.

Të gjithë ju që jeni duke udhëtuar, apo që planifikoni të udhëtoni, qoftë për të hyrë, apo dalë jashtë Kosovës, mund të informoheni në kohë reale për pritjet në të gjitha pikat kufitare përmes adresës elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila funksionon 24 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat