“Ramush Haradinaj, do mbetët në histori si një luftëtar i madh që u shndërrua në vegël të Thaçit”

Aktuale

“Ramush Haradinaj, do mbetët në histori si një luftëtar i madh që u shndërrua në vegël të Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2018 Në ora: 17:12
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani thotë se Ramush Haradinaj po e sheh vetën si hero të gjallë.

Ai thotë se, Ramush Haradinaj do të ngelë në histori si një luftëtar i madhe, por që u shndërruar në vegël të Hashim Thaçit.

“Ramush Haradinaj, ti qe shef veten si hero i gjalle!

Nese per hire te pushtetit pranove demarkacionin me MZ, te cilin e kundershtove aq fort, si te besohet se nuk do ta besh te njejten dredhi tashti kur Kosova ka me u perballue me tjera koncesione si ajo e demarkacionit me Malin e Zi?

A e kupton ku ka qene problemi i Vetevendosjes perveç se mbrojtja e 8200 hektareve?

Vetevendosje e ka ditur qe kjo qe bere ti, Ramush, me demarkacionin me Malin e Zi, ishte rruga qe krijohej nga Thaçi per te arritur tjera gjera edhe me te renda qe tashme ka filluar t'i beje ne dialog.

Nese nuk e kupton, ngoje dikend se, po vazhdove keshtu, ke me ngele ne histori si nje luftetar i madh qe u shnderrue ne vegel te Thaçit...”, shkruan Zogiani në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat