Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku, thotë se presidentit Hashim Thaçi nuk i takon me bë negociata me Serbinë.
Sipas tij, Kosova nuk e detyron presidentin Thaçi që të hyj në aranzhime të interesit kombëtar e shtetëror.
Maloku tutje thotë se, Thaçit i takon vendi i “kryeplakut” për të prit dhe përcjell musafir.
Ky është statusi i plotë i Malokut:
President! Ty nuk të takon me negocu me Serbinë!
1. Kosova me legjislacionin e saj Parlamentar, si kryenegociator me Serbinë nuk e detyron me asnjë germë kushtetuese Presidentin THAÇI të hyj në aranzhime të interesit kombëtar e shtetëror!
2. Është aula e Kuvendit dhe karizma e kryeministrit (HARADINAJ) ajo që u detyrohen objektivave dhe interesave të lartëcekura!
3. Thaçit, me “germat” kushtetuese, i takon veç vendi i “kryeplakut” t? katundit që duhet të pret dhe përcjell mysafir...Por, po çuditem me indeferencën e Rambos!?????