Si pati fytyrë Ramushi t’i japte përshëndetje vogëlushit këmbëzbathur

Aktuale

Si pati fytyrë Ramushi t’i japte përshëndetje vogëlushit këmbëzbathur

Nga: Drilon Rrahmani Më: 21 korrik 2018 Në ora: 23:56
Ramush Haradinaj dhe fëmiu

Në një vizitë të tij në Lipjan, kryeministri Haradinaj i cili kërkoi rritje të pagës për mijëra euro, përshëndet një fëmijë këmbëzbathur, i cili sipas fotografisë, duket i varfër.

Ky kryeministër i cili kërkon rritjen e pagës për shkak se nuk i mjaftojnë të hollat për kollare, po harron që një pjesë e popullsisë së Kosovës jeton në një varfëri të skajshme, të cilët nuk kanë as bukë për të ngrënë, shkruan “Bota sot”.

Përshëndetja e tij me djaloshin e vogël i cili nuk e di se personi që po ia zgjat dorën, është shkaktar që ai del këmbëzbathur e me rroba të vjetra, e nuk mund ta shijoj jetën e tij fëmijërore.

Ai vogëlush nuk e dinë se në dorën e kujt është e ardhmja e tij, e as nuk dinë se çfarë politike mjerane po e zhvillon personi që po e përshëndet. Ai gjithashtu nuk e dinë se pikërisht ai person, e fali tokën në cilën ai do të mund ta quante atdhe.

Të paktën, Haradinaj duhet të ketë një pëllëmbë fytyre e të mos ekspozohet para njerëzve që janë viktima të politikës aktuale, e që ëndrrat e tyre u janë shuar pikërisht nga kjo politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat