“NKL Limited”, zyrtarisht blen Feronikelin

Aktuale

“NKL Limited”, zyrtarisht blen Feronikelin

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 00:13
Feronikeli

Një kompani e panjohur me emrin, “NKL Limited” është blerësi zyrtarë i Ndërmarrjes Shoqërore “Feronikeli”, nga kompania “Cunico Resource”.

Kompania “NKL Limited” e cila është me bazë në Londër, që do të ketë në pronësi “Feronikelin” dëshmohet edhe në vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ku më 22 qershor të këtij viti është marr vendim që Fernoikeli të jetë nën drejtimin e kësaj kompanie, ku pjesë e saj është biznesmeni nga Shqipëria Samir Mane.

“Përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit nga “NKL Limited”, në cilësinë e blerësit mbi “NewCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico”, në cilësinë e shitësit. II. Parashtruesi i Njoftimit për Përqendrim obligohet të paguaj taksën administrative për Autorizimin lidhur me Realizimin e Përqendrimit në përputhje me Nenin 20 të Ligjit Për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe neni 20 të Udhëzimi Administrativ Nr.06/2012, bëhet kundrejt pagesës në vlerë prej 3,000.00 € me shkronja ( tre mijë euro )”, thuhet në vendimin e AKK.

Bazuar në raportin e Klan Kosovës, dyshohet se biznesmeni Mane është i përfshirë në prapaskenë për blerjen e Feronikelit.  “Balfin Group” është kompani në pronësi të Manes dhe sipas raportimit është në fazen finale me kompanin “Cunicio Resoure”.

Mane dhe kompania e tij “Balfin Group” ende nuk janë deklaruar zyrtarisht se si janë përfshirë në këtë transaksion multi milionësh.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për skemën mashtruese të drejtorit të Feronikelit, Ysuf Mirajkmedov  i cili dyshohet se është fshehur në Uzbekistan. Mirakhmedov po dyshohet se ka dëmtuar gjigantin metalurgjik maqedonas “Feni Industries” në vlerë prej mbi 50 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat