Limaj: Askush të mos e pengoj unitetin për dialogun, kemi kohë deri në shtator

Aktuale

Limaj: Askush të mos e pengoj unitetin për dialogun, kemi kohë deri në shtator

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:57
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për të përmbyllur sa më parë dialogun me Serbinë.

Limaj ka thënë se spektri politik në Kosovë, pozitë e opozitë janë për dialog, i cili do të ketë si përfundim njohjen e Kosovës.

Limaj: Kemi kohë deri në shtator të formojmë grupin e unitetit

“Kemi kohë të mjaftueshme deri në shtator që Kosova të ndërtoj grupin e unitetit, një ekip të përbashkët që reflekton konsensusin sa më të gjërë tëq forcave politike dhe pastaj të fillojë dialogu, që do të shkon në një marrveshje obliguese ndaj të dyja palët dhe marrveshje që qonë drejt për njohjen e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se është momenti kur të gjithë duhet të marrin përgjegjësi.

Limaj insiston se në tema të mëdha nuk duhet të ndahen pozitë e opozitë, por duhet të punojnë bashkë.

Limaj: Duhet të jetë një konsensus sa më i gjerë i forcave politike

“Në këtë proces duhet të jetë një konsensus sa më i gjerë i të gjitha forcave politike. ...Jemi të interesuar të gjithë që të përmbyllin çështjen me Serbinë që na çon drejt njohjes formale por ne duhet të dimë afatin, kohen dhe ku është objektivi ynë”, ka theksuar Limaj.

Sipas Limajt, edhe opozita dëshiron të krijohet një ekip i përbashkët i unitetit dhe të gjithë të punojnë për këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.

Limaj: Pa konsensus të gjerë s’mund të arrijmë aty ku dëshirojmë

“Askush nuk duhet të pengoj unitetin, krimin e një grupi të unitetit, përfaqësimin e fuqishëm të parlamentit të Kosovës, përfaqësimin e të gjitha forcave politike dhe ne të gjithë duhet të japim kontribut në ndërtimin e unietit, pastaj të tjerat janë irelevante. Të gjithë duhet të jemi aty sepse pa konsensus të gjerë nuk mund të arrijmë aty ku dëshirojmë”, ka përfunduar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat