Deputeti i LDK-së kërkon tryezë për zgjedhje, e jo t'i mundësohet Veselit e Thaçit ta zhvatin Kosovën

Aktuale

Deputeti i LDK-së kërkon tryezë për zgjedhje, e jo t'i mundësohet Veselit e Thaçit ta zhvatin Kosovën

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:38
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se është koha për zgjedhje dhe jo për zgjidhje. Ai kujton vitin 2017 kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli e donin LDK-në në opozitë. Tani ai kërkon që subjekti i tij politik ta luajë rolin opozitar dhe jo të kërkohet nga Thaçi e Veseli sa herë ju duhet LDK-ja.

Këtë qëndrim Avdyli e ka dhënë në profilin e tij zyrtar në FB.

"Kadri Veseli bashkë me Hashim Thaqin, në 2017 pa paralajmërim e quan vendin në zgjedhje dhe dërguan LDK-në në opozitë, duke thyer gjitha marrëveshjet të shkruara e të pashkruara. Ata e deshtën LDK-në në opozitë, prandaj lëreni LDK- në të luajë rolin e saj opozitar", shkruan ai.

Avdyli konsideron se koha është për tryezë për zgjedhje e jo për zgjidhje.

"Ne sjemi servis i tyre, kur të ju duhemi në raste, të shëndrrohemi në makina të votimit. Sot 42 deputetë shqiptar udhëheqin vendin me pakicat destruktive kurse nga 58 deputetët tjerë shqiptarë presin tiu rrimë gaditu me votat tona në keqeverisjen, zhvatjen dhe zhbërjen e shtetit. Koha është për tryezë për zgjedhje e jo për zgjidhje", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat