Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010.
Ky vendim sipas tij ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.
“Nuk mund të ishte ndryshe, sepse kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm”, ka shkruar ai.