Pse po heshtën vrasjet politike? Eksperti i sigurisë tregon arsyet dhe çfarë ka arritur të bëjë SHIK-u për LDK-në

Aktuale

Pse po heshtën vrasjet politike? Eksperti i sigurisë tregon arsyet dhe çfarë ka arritur të bëjë SHIK-u për LDK-në

H.O. Nga H.O. Më 22 korrik 2018 Në ora: 21:14
Ilustrim/Bota sot

Vrasjet politike ka kohë që kanë mbetur peng dhe institucionet e drejtësisë në të shumtën e rasteve nuk kanë arritur të zbardhin këto raste. Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se këto vrasje kanë mbetur në harresë që nga vdekja e Presidentit historik dhe liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Image
Hajrullah Ternava

“Vrasjet politike që një kohë të gjatë janë lënë në harresë. Nga vdekja e liderit të vërtetë Ibrahim Rugovës e këndej ka ra intensiteti i kërkesave për hulumtimin e vrasësve të veprimtarëve të LDK-së. Të tjerët pasardhës që e kanë udhëhequr LDK-në gjithnjë e më pak e shumë rrallë, kanë kërkuar të zbardhen vrasjet e anëtarëve të devotshëm të kësaj partie. Sidomos viteve të fundit nga kur LDK hyri në koalicion me PDK në tërësi është heshtur,  dhe as që është bërë një kërkesë e tillë për zbardhjen e vrasësve të anëtarëve të LDK-së”, thotë Tërnava për “Bota sot”.

Tërnava ka përmendur edhe arsyet për heshtjen e këtyre vrasjeve.

Sipas tij, shërbimi i SHIK-ut ka arritur t’i kompromitoj materialet e mbledhura.

“Arsyet për heshtjen e vrasjeve të këtyre veprimtarëve thuaja se janë të njohura, sepse shërbimi i SHIK-ut, ka arritë t’i kompromitoj, ose kanë mbledhur materiale kompromitues për ata që qëndrojnë në krye të kësaj partie, dhe iu ka bërë me dije se ata duhet të shukatin për këtë çështje, e në shumë raste t’i kontribuojnë që me sjelljet dhe punën e tyre të përafrohen me PDK-në, ose krejt çfarë kanë për ta, do t’i publikojnë për opinion, e që me këto të dhëna shumëkujt i shkatërrohet familja si në aspektin moral apo edhe për shumë vepra kriminale që janë të zhytur si përfitues në pasurimin anti ligjore të tyre”, thekson eksperti Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat