Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane

Aktuale

Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 07:01
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pritet të paraqitet sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Aty ajo do të prezantojë Marrëveshjen Financiare për fondet e IPA 2017, pjesën ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka njoftuar zyra për Komunikim e Kuvendit.

Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet pas shqyrtimit të projektligjit për këtë marrëveshje. 

Kjo do të jetë paraqitja e parë e ministres Hoxha para Komisionit pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me kriteret për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat