Hoxha: Mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së

Aktuale

Hoxha: Mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:47
Dhurata Hoxha

(E plotësuar) - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, se pas rekomandimit pozitiv të vizave për Kosovën, tani në procedurat në vazhdim Kosova mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave, kjo për shkak të debatit të fundit në BE për emigracionin.

"Është një lajm i mirë që në pranuam lajmin e mirë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Ka qenë një lajm i qartë pa dykuptimësi, por kjo është vetëm hapi i parë. Hapi tjetër është në Komisionin për Politikat e qytetarëve, takim ky që do mbahet më 29 gusht. Pastaj aty jepet mandati negociues dhe fillon dialogu mes shteteve", tha Hoxha.

Duke shpjeguar hapat në vazhdim për liberalizimin e vizave të Kosovës, Hoxha tha se mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së.

"I gjithë ky proces duhet të përmbyllet në mes traktatit të BE-së dhe Kosovës. E pranoj qe mund të kemi sfida në Këshillin e ministrave pasi që disa ministra janë më konzervativ, mirëpo ne jemi duke hartuar një plan veprimi së bashku me Qeverinë, pastaj me Kuvendin dhe me Komisionin, ku do të lobohet tek shtetet për të paraqitur të arriturat e Kosovës", tha ajo në mbledhjen e sotme të Komisionin për Integrime

Ndërkohë në këtë mbledhje u miratuan me shumicë votash edhe shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.

Ministrja Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane (Drejtpërdrejt)

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pritet të paraqitet sot në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Aty ajo do të prezantojë Marrëveshjen Financiare për fondet e IPA 2017, pjesën ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat