Ish-komandanti i UÇK-së: “Negociatorët” Serbisë mund t'i falin vetëm pronat e tyre, por jo ato të Kosovës”

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së: “Negociatorët” Serbisë mund t'i falin vetëm pronat e tyre, por jo ato të Kosovës”

Nga: N. Sh Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:10
UÇK

Ajvaz Berisha, ish-komandanti i UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj negociatorëve të Kosovës, të cilët në Bruksel po bëjnë dialog me Serbinë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Berisha, thotë se, heshtja e çuditshme e ka kapluar klasën politike pas deklaratës së Hashim Thaçit për kompromise dhe dhimbshme ndaj Serbisë.

Ai thotë se, këta vetëm tokat e tyre private mund të ia falin Serbisë.

Sipas tij, ata që po mendojnë se këta janë ligur, thotë e kanë shumë gabim.

“Çdo kompromis, pa e marrë mendimin e popullit (referendum), nga kushdoqoftë le ta dine mire se nuk kanë vend në Kosovë. Nuk është derdhur kot gjithë ai gjak , nuk kanë dhënë kot jetën mijëra dëshmorë, që sot dikush të luajë me gjakun e tyre. Mendoni mirë se ende ka njerëz, që vdesin për këtë tokë”, thotë ai.

Lexojeni shkrimin e Ajvaz Berishës:

Këtyre ditëve nga kreu i shtetit po përmenden me të madhe kompromise të dhembshme për Kosovën, kurse një heshtje e çuditshme e ka kapluar tërë klasën politike, me disa përjashtime . Janë bërë dhjetëra kompromise shumë të dhimbshme të cilat nuk po i përmendi për të ardhur deri të pavarësia.

Bazuar në këtë, më askush nuk ka të drejtë të bejë asnjë kompromis tjetër, as në emër të luftës , as në emër të familjes me merita , as për asnjë gjëje tjetër, kushdo qoftë ai. Të gjithë ata, që janë në në proces të bisedimeve mund ti falin vetëm tokat e tyre private Serbisë, nëse ju duket se iu kanë mbetur borxh.

Serbia në Kosovë vrau rreth 13 mijë njerëz, dhunoi mbi 20 mijë gra , djegu 90 për qind të fshatrave , e mos të flasim çka u ka bërë shqiptarëve që dy shekuj dhe asnjëherë nuk kërkoi falje, përkundrazi ende vazhdon ti luftojë ata. Ata që mendojnë se jemi ligur dhe nuk lëvizim e kanë shumë gabim .

Çdo kompromis, pa e marrë mendimin e popullit (referendum), nga kushdoqoftë le ta dine mire se nuk kanë vend në Kosovë. Nuk është derdhur kot gjithë ai gjak , nuk kanë dhënë kot jetën mijëra dëshmorë, që sot dikush të luajë me gjakun e tyre. Mendoni mirë se ende ka njerëz, që vdesin për këtë tokë.

Besoni, ose jo se të tillë ka shumë, shumë, më tepër se që mendojnë disa injorantë. Ne ne liri sillemi si njerëz normal, sepse e duam atdheun, por nëse ai rrezikohet nga kushdo qoftë , ne do ti përgjigjemi ashtu si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat