Haradinaj: Kemi kërkuar “armëpushim” me Serbinë për diplomacinë e jashtme

Aktuale

Haradinaj: Kemi kërkuar “armëpushim” me Serbinë për diplomacinë e jashtme

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:04
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë kërkuar armëpushim me Serbinë, me qëllim që në dialog të mbizotërojë paqe politike.

Këto komente kreu i ekzekutivi i vendi  i bëri para se të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku diskutuan për diplomacinë kosovare.

Haradinaj u shpreh po ashtu se ‘armëpushimi’ me Serbinë nënkupton se ky shtet më nuk do të pengojë planin e jashtëm të Kosovës.

Derisa theksoi se në takimin në Bruksel kanë biseduar edhe për kthimin e Listës Serbe në institucionet e vendit.

Haradinaj: Kemi kërkuar armëpushim me Serbinë

“Ne kemi kërkuar një ‘armëpushim’ me Serbinë. Pra iu kemi kërkuar palëve në këtë rast amerikanëve dhe evropianëve që në frymën e dialogut  që po lajmërohet definitive apo për marrëveshjen finale që po quhet që është një marrëveshje obligative ligjore, që nënkupton njohjen. Në frymën e këtij procesi të mbizotëron një frymë e paqes politike që nënkupton jo më aktivitet për lobim kundër Kosovës jo pengim I Kosovës në planin e jashtëm edhe kthim i Listës Serbe në institucione që do të ishte diçka e kuptueshme në frymën e një mirëkuptimi të brendshëm dhe regjional”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se  siguria se politika e jashtme e vendit është paqësore, dhe se çështja diplomatike  e Kosovës është bartur edhe tek vendet e largëta sa i takon njohjeve.

Tutje kreu i ekzekutivit ka thënë se në planin  e jashtëm Kosova është mjaft e  sfiduar,

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli duke i përmendur sfidat me të cilat ballafaqohen si diplomaci  u shpreh se me kryeministrin gjatë këtij takimi do të diskutojnë për angazhimet e diplomacisë kosovare në çështjen e lobimit për shtimin e njohjeve të reja, rregulloren e re të MPJ-së, bashkëpunimet bilaterale, multilaterale dhe rajonale, integrimet euroatlantike, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në UNESCO, INTERPOL.

Kryediplomati kosovar u shpreh se në mënyrë të egër Serbia është duke lobuar kundër Kosovës.

Pacolli: Serbër janë duke lobuar egër kundër Kosovës?

“Serbët janë duke lobuar kundër Kosovës në mënyrë të egër duhet ta them me shumë mjete, me shumë konsuj nderi, me shumë njerëz, me shumë njerëz të biznesit që i kanë kyçur dhe janë duke punuar në këtë drejtim, por kjo nuk na dekurajon për arsyeje se ne kemi diçka legjitime është e drejtë jona që të ecim përpara dhe asnjëherë të mos influencohemi asnjëherë dhe të dobësohemi prej këtyre iniciativave”, ka thënë Pacolli.

Tutje para këtij takimi Pacolli u shpreh se Kosova ka mungesë të stafit diplomatik por që janë duke punuar në Akademinë Diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat