Aksidentohet Hashim Thaçi në Drenas, Presidenca jep detajet

Aktuale

Aksidentohet Hashim Thaçi në Drenas, Presidenca jep detajet

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:50
Foto nga aksidenti

(E plotësuar) - Presidenca e Republikës së Kosovës ka lëshuar një njoftim për media ku konfirmon aksidentimin e presidentit Hashim Thaçi.

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit. Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore.

Eskorta e Presidentit Hashim Thaçi, është përshirë në një aksident trafiku pasditen e së hënës.

Sipas Policisë, nga aksidenti nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 15:00 është raportuar një aksident trafiku pa lëndime por me dëme materiale, në rrugë Prishtinë-Pejë, afër Kroit të Mbretit në Komoran. Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit për të kryer procedurat e parapara për vend-shiqim. Pas kryerjes së procedurave, në kohë optimale, rruga është lëshuar për qarkullim normal”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Image

Aksident në Drenas, përfshihet edhe eskorta e Presidentit Thaçi

Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit

Vetura e Policisë së Kosovës e cila ishte pjesë e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit.

Vetura e mbrojtjes së afërt e ka goditur fillimisht veturën në të cilën ndodhej presidenti e më pas ajo është përplasur me një kamionetë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se dëmet në automjete janë të mëdha porse nuk ka viktima në këtë aksident.

Përveç dëmeve të konsiderueshme në veturën X5, nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e aksidentit tani ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me shikimin e vendit të aksidentit.

Rruga Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Komoranit aktualisht është e bllokuar për automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat