Gjuriq i bën thirrje Serbisë ta mbrojë Trepçën dhe Gazivodën

Aktuale

Gjuriq i bën thirrje Serbisë ta mbrojë Trepçën dhe Gazivodën

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:23
Gazivoda

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka uruar sot Ditën e Minatorëve, veçanërisht minatorët e Trepçës.

Gjuriq ka theksuar se këtë vit kjo ditë po festohet brenda një periudhe ku si komb po kalojnë nëpër ditë tejet të vështira.

“Ne jemi dëshmitarë të sfidave dhe kërcënimeve të vazhdueshme të cilat lidhet me sistemin e energjisë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka linja të kuqe dhe të qarta kur është fjala për Trepçën  dhe sektorin e energjisë në Kosovë. Kështu që unë dua që Republika e Serbisë të mbrojë Trepçën, hidrocentralin e Gazivodës (Ujëmani) dhe nënstacionin e Valaçit”, është shprehur Gjuriq.

Ai ka shtuar se duhet të vazhdojnë ta mbajnë Trepçën pasi nëse ajo preket shkatërrohen thelemet e ekzistencës së popullit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat