Haradinaj viziton qytetin historik, Vlorën

Aktuale

Haradinaj viziton qytetin historik, Vlorën

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 07:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të vizitoj Bashkinë e Vlorës, gjatë të cilës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Ai me këtë rast do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.

Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Qeverisë së Kosovës.

Agjenda e Haradinajt:

ORA:  11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

ORA:  11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat