Gjergj Dedaj ndryshon mendje për Turqinë, tash i bën miq!

Aktuale

Gjergj Dedaj ndryshon mendje për Turqinë, tash i bën miq!

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:23
Gjergj Dedaj

Ambasadori i ardhshëm i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, siç duke ka ndryshuar qëndrim për shtetin e Turqisë.

Para disa ditësh, i njëjti Turqinë e krahasonte me gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

E në një postim të sotëm në Facebook, Dedaj ka shkruajtur se Turqia është shtet mike, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe sipas tij është partner strategjik i Kosovës.

Dedaj, që pas qëndrimeve të tij u kritikua ashpër nga komuniteti turk në Kosovë, në statusin e tij po ashtu ka shkruar se edhe Serbia e sotme është një shtet fqinj me të cilin duhet të tejkalojmë të kaluarën dhe të këmi njohje.

Ky është postimi i plotë i Dedajt në Facebook:

“Ne Shkup do te jam ambasador, perfaqesues i Republikes se Kosoves, i te gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe, religjioni dhe ideologjie politike. Turqia eshte shtet mike e cila ka njohur pavaresine e Kosoves dhe eshte partner strategjik i Republikes se Kosoves, kurse Serbia e sotme, eshte shtet fqinj,me te cilen duhet ta tejkalojme te kaluaren dhe te kemi njohje, bashkepunim reciprok fqinjesore dhe raporte ndershteterore!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat