“Thaçi qëllimisht ka zvarritur dekretimin e gjyqtarëve të rinj”

Aktuale

“Thaçi qëllimisht ka zvarritur dekretimin e gjyqtarëve të rinj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 gusht 2018 Në ora: 17:38
Presidenti Hashim Thaçi

Drejtuesit e shtetit të Republikës së Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Sipas përfaqësuesve institucional të Kosovës në Bruksel, marrëveshja për Asociacionin do të marrë fjalën e fundit nga Gjykata Kushtetuese. Por kjo gjykatë aktualisht është jo-funksionale, meqë emrat e ri të gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, ende nuk janë dekretuar nga presidenti i Kosovës.

Por në lidhje me këtë çështje, politologu Faik Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se Thaçi qëllimisht ka zvarritur dekretimin e gjyqtarëve të rinj, në mënyrë që të marr vendime që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Image
Faik Krasniqi politolog

Sipas tij, edhe nëse dekretohen gjyqtarët e rinj, ekziston frika se Thaçi prapë se prapë do të marr vendime antikushtetuese dhe nuk do të penalizohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Mbetet të shihet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse do të formohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese apo në bazë të marrëveshjes në Bruksel të nënshkruar nga ai, Asociacion me kompetenca ekzekutive, që nënkupton Bosnjëzim apo autonomi brenda Kosovës”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat