Veseli fokusohet në futboll, Thaçi në shkëmbim territoresh

Aktuale

Veseli fokusohet në futboll, Thaçi në shkëmbim territoresh

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:24
Veseli fokusohet në futboll

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qëndruar sot në Drenas, më saktësisht në lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi kombëtar. Pak orë më parë ai vizitoi edhe stadiumin e Prishtinës.

Kryeparlamentarin Veseli rrallëherë po shihet në paraqitjet publike në kohën kur ka filluar një debat masiv, me protagonist Presidentin Hashim Thaçi, për çështjen e lëvizjes së kufijve me Serbinë.

Veseli ka pasur një reagim me shkrim autorial për lëvizjen e kufijve, ndërsa ka vazhduar i qetë të zhvilllojë aktivete nëpër fusha futbolli.

 Gjatë ditës së sotme, kreu i Kuvendit ka pasur dy postime në Facebook, njërin nga stadiumi i Prishtinës, tjetrin në Drenas, ku do të ndërtohet

"Vitin e ardhshëm, në këtë lokacion pritet të fillojë ndërtimi i Stadiumit Kombëtar. Ky kompleks sportiv do të jetë nga më modernët në rajon. Do të investojmë në ngritjen e infrastrukturës sportive gjithandej Kosovës, në mënyrë që rinia jonë e talentuar të ketë kushte më të mira dhe me sukseset e saj ta bëjë krenar shtetin tonë", ka shkruar Veseli në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat