Dy gabimet e jashtëzakonshme të LDK-së, ja çka solli ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së

Aktuale

Dy gabimet e jashtëzakonshme të LDK-së, ja çka solli ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së

Nga: P.R Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:33
Isa Mustafa

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, në një analizë të bërë, ka përmendur dy gabimet kryesore të LDK-së.

“Janë dy gabime te jashtëzakonshme që ka berë LDK, e para nga Fatmir Sejdiu që lejoi që të mbahen zgjedhjet para shpalljes së pavarësisë dhe menjëherë pas vdekjes së Rugovës. e cili skenar ishte e përgatitur nga Klani i nëntokës “Pronto” dhe Gabimi i dyte ishte pjesëmarrja në votim për të bërë Thaçin President edhe përkundër të gjitha tradhtive politike që kishte bërë në vazhdimësi. Veprimet që LDK është duke bërë në vazhdimësi tanimë ka marre formësim të një partneritet te domosdoshëm dhe kritik të spektrit të djathtë me atë të majtë”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, ardhja e Isa Mustafës në krye të partisë, krijoi momentin e ri të riorganizimit të LDK-së.

“LDK e plagosur dhe shume çorganizuar nga goditjet, kërcimet dhe blerjet e kushtëzimet fillon te përballet me një krizë të brendshëm organizative dhe here pas here hezitime te angazhimit apo pasivizim i qëllimshëm i strukturave. Ardhja e Isa Mustafes ne krye të partisë krijoi momentin e ri te riorganizimit te nëndegëve dhe degëve, takimeve të rregullta dhe një lidhje organike me fuqishme ndërmjet degëve dhe qendrës”, shkruan Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat